Peleshi takim në Vatikan me papa Leonen XIV

Nga D. V.
1,074 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 25 qershor, Zurnal.mk – Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, u takua në Vatikan me Atin e Shenjtë, papa Leonen XIV.

Takimi ishte një moment i veçantë që rikonfirmoi marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, të mbështetura mbi respektin dhe vlerat e përbashkëta si edhe vlerësimin për kontributin e Selisë së Shenjtë dhe Atit të Shenjtë për dialogun e bashkëpunimin për mbrojtjen e paqes, mirëqenies dhe sigurisë.

Kryetari i Kuvendit i dorëzoi Atit të Shenjtë një dhuratë simbolike nga Shqipëria, si shprehje e miqësisë dhe respektit nga populli shqiptar.

Përmes saj u sollën në vëmendje lidhjet historike ndërmjet Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, duke kujtuar figurën e papa Klementit XI, Gjon Françesk Albanit, me origjinë arbërore, dhe kontributin e tij në mbështetje të përpjekjeve kombëtare shqiptare për liri e pavarësi.

Shqipëria mbetet një shembull i harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës fetare, vlera që janë pjesë e identitetit tonë kombëtar dhe një kontribut i çmuar për qytetërimin.

Në këtë takim, Kryetari i Kuvendit shoqërohej nga zëvendëskryetari Agron Gjekmarkaj, deputetët Iris Luarasi dhe Ermal Pacaj, si edhe ambasadorja e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Majlinda Frangaj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër