Trump: SHBA do të përdorë fondet iraniane për të blerë po për ata grurë, sojë dhe misër amerikan

Nga D. V.
2,617 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington, 26 qershor, Zhurnal.mk – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump theksoi se Washingtoni planifikon të përdorë një pjesë të fondeve të ngrira iraniane për të blerë produkte bujqësore amerikane për Iranin, duke e përshkruar këtë si hapjen e një “tregu të ri” për bujqit amerikanë.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se Irani po përballet me mungesë ushqimi dhe se SHBA-ja do të përdorë “një pjesë të parave të Iranit” për të blerë grurë, sojë dhe misër amerikan për vendin.

“Po na vjen një treg i ri dhe ai quhet vendi i bukur i Iranit”, tha ai.

“Është një vend i bukur. A do të donte dikush të shkonte atje? Republika Islamike e Iranit. Ata po kanë vështirësi me ushqimin dhe ne do të marrim një pjesë të parave të tyre dhe do t’i shpenzojmë duke blerë grurë, sojë dhe misër – shumë prej tyre. Ky proces do të fillojë së shpejti. Do të jetë mjaft i madh”, shtoi Trump.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër