Haradinaj ngushëllon familjet Berisha dhe Dacaj pas humbjes së më të dashurve

Nga D. V.
793 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 26 qershor, Zhurnal.mk –  Ish-kryetari i Aleances për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjet Berisha në Pejë dhe Dacaj në Irzniq të Deçanit për t’u shprehur ngushëllimet pas ndarjes nga jeta të Hedije Berishës dhe mësuesit Jashar Dacaj.

Haradinaj bëri të ditur se fillimisht ishte në Pejë, ku vizitoi familjen Berisha dhe ngushëlloi Besnik Berishën për humbjen e nënës së tij.

“Në Pejë, për ngushëllime te familja e nderuar Berisha, pas ndarjes nga jeta të Hedije Berishës. Mikut tonë, Besnikut, i shpreha ngushëllime për humbjen e nënës dhe i dëshirova forcë për tejkalimin e dhimbjes”, ka shkruar Haradinaj.

Ai më pas vizitoi familjen Dacaj në Irzniq të Deçanit, ku kujtoi me respekt mësuesin Jashar Dacaj, të cilin e cilësoi si profesorin e tij të dikurshëm.

“Po ashtu, në Irzniq të Deçanit, ndamë dhimbjen me familjen Dacaj, pas ndarjes nga jeta të mësuesit Jashar Dacaj, profesorit tim të dikurshëm, i cili tërë jetën u vu në shërbim të edukimit të brezave”, ka thënë Haradinaj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër