Ish-presidentja e Kroacisë pas fitores së Spanjës: Për disa prej nesh, një ngushëllim i vogël futbolli

Nga D. V.
2,622 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ish-presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, ka reaguar pas fitores së Spanjës ndaj Portugalisë në fazën e 1/8-ve të Botërorit, duke uruar spanjollët për kualifikimin në çerekfinale.

Pas golit të Mikel Merino në minutat shtesë, që i dha Spanjës fitoren 1-0 ndaj Portugalisë, Grabar publikoi në rrjetet sociale një foto të festës së lojtarëve spanjollë.

Ajo shkroi në gjuhën spanjolle: “Bravo, Spanjë! Fitore e merituar dhe për disa prej nesh, një ngushëllim i vogël futbolli”.

 Foto: Instagram

Mesazhi i saj u interpretua si një thumbim i lehtë për eliminimin e fundit të Kroacisë nga Portugalia.

Sipas ish-presidentes, fitorja e Spanjës ndaj portugezëve ishte një lloj ngushëllimi për tifozët kroatë pas zhgënjimit të Botërorit.

Grabar-Kitarovic, e njohur për mbështetjen e saj ndaj kombëtares kroate, shënoi në postim edhe profilet zyrtare të federatave të futbollit të Spanjës dhe Kroacisë.

Më herët, ajo kishte komentuar edhe përballjen mes Kroacisë dhe Portugalisë, duke u ndalur te dy yjet e futbollit, Luka Modric dhe Cristiano Ronaldo.

Ndau po ashtu edhe një mesazh nga një mik amerikan, i cili kishte thënë se ky mund të ishte Botërori i fundit për të dy lojtarët, por me ndryshimin se Modric ende vazhdon të tregojë nivel të lartë në fushë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër