Dogana e Kosovës kap rreth 30 mijë euro në Han të Elezit, sekuestrohet automjeti me targa të RMV-së

Nga D. V.
1,468 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 korrik, Zhurnal.mk – Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë sekuestruar mall komercial dhe 29.900 euro të padeklaruara gjatë një kontrolli në Pikën Kufitare të Hanit të Elezit, raporton TV21, transmeton Zhurnal.

Sipas njoftimit të Doganës, automjeti me targa të Maqedonisë së Veriut u përzgjodh për kontroll bazuar në analizën e riskut. Edhe pse drejtuesi deklaroi se nuk kishte mall apo para për të deklaruar, kontrolli zbuloi mall me natyrë komerciale dhe 29.900 euro para të gatshme te drejtuesi dhe pasagjeri.

Malli, paratë dhe automjeti janë sekuestruar, ndërsa ndaj palës do të zhvillohen procedurat ligjore për kundërvajtje doganore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër