Ministri Hoxha inspekton punimet në Kampusin e Universitetit “Nënë Tereza”: Projekti strategjik po merr formë konkrete

Nga Xh M
1,627 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 korrik Zhurnal.mk – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, ka inspektuar sonte në orët e mbrëmjes nga afër punimet që po zhvillohen në Kampusin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, duke parë progresin e realizimit të këtij projekti të rëndësishëm për arsimin e lartë në gjuhën shqipe.

Gjatë vizitës, ministri Hoxha u njoh me dinamikën e punimeve dhe fazat aktuale të ndërtimit, të cilat po zhvillohen sipas planit të paraparë. Ai theksoi rëndësinë e këtij investimi, i cili synon krijimin e kushteve moderne për studentët, stafin akademik, kërkimin shkencor dhe zhvillimin e mëtejshëm të Universitetit “Nënë Tereza”.

Ndërtimi i kampusit universitar për vite me radhë ka qenë një kërkesë dhe një ëndërr e komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ndërsa sot po shndërrohet në një realitet konkret.

Projekti përfaqëson një hap të rëndësishëm në fuqizimin e arsimit në gjuhën shqipe dhe në krijimin e mundësive më të mira për gjeneratat e reja.

Punimet në kampus po vazhdojnë me intensitet, duke kaluar nëpër etapa të ndryshme të realizimit dhe duke shënuar hapa të rëndësishëm drejt përfundimit të një infrastrukture moderne universitare.

Kampusi i Universitetit “Nënë Tereza” pritet të jetë një hapësirë bashkëkohore për mësim, inovacion dhe zhvillim akademik, duke dëshmuar se investimi në arsim është investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen.

https://www.facebook.com/share/r/1cFJY8GeSC/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër