Mbyllet dita e 41 e protestës/ Nga aksioni para Kryeministrisë te marshimi nëpër Tiranë, qytetarët mesazh të prerë Ramës

Nga Xh M
502 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 10 korrik Zhurnal.mk – Prej 41 ditësh shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës. Protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës, me thirrjet “Qeveri e krimit”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama jep dorëheqjen”.

Protestuesit lëvizën në disa prej akseve kryesore të Tiranës, duke kaluar edhe në rrugën e Kavajës, ndërsa u ndalën për disa momente në hyrje të zonës së njohur si Rruga e Ambasadave.

Gjatë marshimit, qytetarët hodhën akuza ndaj qeverisë, duke deklaruar se ajo është e korruptuar dhe duke kërkuar ndryshime politike.

Aktivisti Visar Dalipi, përmes një megafoni, iu drejtua protestuesve dhe u bëri thirrje qytetarëve që pretendojnë se janë kërcënuar të drejtohen pranë ambasadave.

“Të gjithë ata që ndihen të kërcënuar dhe janë kërcënuar, duhet të bëjnë kërkesën në ambasadë”, u shpreh aktivisti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër