Fshihej në një ndërtesë të braktisur, arretohet një i dyshuar për vrsjen e gazetarit italian! Vitima u dhnua dhe iu vu zjarri

Nga L. M
929 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Policia italiane ka ndaluar një person të dyshuar për vrasjen e gazetarit nga Salerno, Luigi “Luca” Esposito, trupi gjysmë i djegur i të cilit u gjet mes natës së 18 dhe 19 korrikut në zonën rurale në periferi të Ebolit.

Sipas autoriteteve, i dyshuari është një 26-vjeçar me origjinë tuniziane, i cili u lokalizua gjatë natës në një ndërtesë të braktisur, jo shumë larg vendit ku u zbulua trupi i gazetarit.Karabinierët e Njësisë Hetimore të Komandës Provinciale të Salernos arritën ta identifikonin të dyshuarin duke analizuar pamjet e kamerave të sigurisë dhe duke i krahasuar ato me të dhënat e telefonave celularë të mbledhura gjatë hetimeve.

Sipas hetimeve paraprake, Luigi Esposito ishte ende gjallë, megjithëse në agoni nga plagët e marra, kur trupit të tij iu vu zjarri.

Ekspertiza mjeko-ligjore tregon se gazetari ishte dhunuar brutalisht, ndoshta edhe me një send të fortë. Në fytyrën e tij janë konstatuar shenja të rënda dhune, ndërsa arma e përdorur në sulm dhe telefoni celular i viktimës nuk janë gjetur ende.

Shkaku i vdekjes është përcaktuar si asfiksi. Hetuesit dyshojnë se Esposito është mbytur. Analizat kanë konfirmuar gjithashtu se ai kishte thithur tym, çka tregon se ishte ende gjallë kur u përfshi nga flakët.

Mary Esposito, mike e gazetarit të ndjerë, tha se pret me ankth zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Po pres me ankth lajme të sigurta. Në fillim përpiqesh të reagosh, por tani po e kuptoj gjithnjë e më shumë atë që ka ndodhur. Nuk është e lehtë ta pranosh gjithë këtë.

Luca nuk e meritonte të trajtohej në këtë mënyrë, për shkak të njeriut të mrekullueshëm që ishte. Kam besim në punën që po bën prokurori Cantone. Herët a vonë, e vërteta duhet të dalë në dritë”, u shpreh ajo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër