“E telefonova punonjësen e Kuvendit dhe i kërkova falje”, Erla zbulon komunikimin me Shehajn

Nga Xh M
1,027 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 27 korrik Zhurnal.mk – Një incident është regjistruar këtë të hënë ku një punonjëse e Kuvendit është rrëzuar nga shkallët teksa po ndiqte deputetin dhe kreun e Partisë Mundësia, Agron Shehaj pasi ai mori një kopje të marrëveshjes së huasë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes. Në emisionin “Now” në Euronews Albania, moderatorja Erla Mëhilli ka zbuluar një komunikim që ka patur me Shehajn pas këtij incidenti.

Mëhilli u shpreh se Shehaj gjatë komunikimit ka theksuar se nuk e dinte që punonjësja ishte rrëzuar nga shkallët teksa shton se ai e ka telefonuar dhe i ka kërkuar falje.

“Njëra nga punonjëset e Kuvendit, duke ndjekur Agron Shehajn, edhe u rrëzua shkallëve. Megjithëse nga komunikimi që kam patur me zotin Shehaj, ai nuk e kishte parë këtë moment, madje e ka telefonuar punonjësen në fjalë, i ka kërkuar edhe ndjesë”, tha Mëhilli e cila lexoi edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me ngjarjen.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër