Dauti dhe Sela bllokojnë foltoren: Kanë kaluar një muaj që kur kryeministri nuk është përgjigjur pyetjeve të deputetëve, po bëhet shkelje e rregullores

Nga I.A
990 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 korrik, Zhurnal.mk – Deputetja e Lidhjes Shqiptare, Ilire Dauti, ka akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kryetarin e Kuvendit për tentativë të shkeljes së Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit gjatë seancës parlamentare.

Në një reagim të saj nga Kuvendi, Dauti deklaroi se kryeministri nuk i është përgjigjur pyetjes së saj parlamentare të parashtruar në seancën e kaluar, e cila kishte të bënte me Ligjin për Përfaqësim të Drejtë, pavarësisht se, sipas saj, kishte pasur një muaj kohë për ta bërë këtë.

Sipas deputetes, ajo ka kërkuar që fillimisht të respektohej detyrimi i kryeministrit për t’iu përgjigjur pyetjes së deputetit, përpara se seanca të vazhdonte me pyetjet e tjera.

“Sot pati edhe një tentim për shkeljen e Kushtetutës dhe Rregullores nga Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit. Edhe pse pati 1 muaj kohë, Kryeministri nuk ju përgjigj pyetjes time nga seanca e kaluar lidhur me Ligjin për përfaqësim të drejtë. Insistova që fillimisht kryeministri të respektojë obligimin e tij dhe të drejtën time si deputete dhe të më përgjigjet në pyetje e pastaj të vazhdoj seanca me pyetjet e tjera.”, deklaroi Dauti.

Ajo bëri të ditur se, së bashku me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, duke e cilësuar këtë si një veprim për mbrojtjen e ligjeve, Rregullores së Kuvendit dhe të drejtave të deputetëve dhe qytetarëve që përfaqësojnë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër