Kolonët izraelitë presin tubacionin kryesor të ujit që u shërbente komuniteteve beduine në Kudsin Lindor

Nga Xh M
661 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gaza, 1 gusht Zhurnal.mk – Kolonët izraelitë të premten prenë një tubacion kryesor të ujit që furnizon disa komunitete beduine në Kudsin Lindor të pushtuar, duke i lënë banorët pa ujë të pijshëm dhe ujë për vaditje, transmeton Anadolu.

Zyra e Guvernatorit të Kudsit tha në një deklaratë se tubacioni kryesor i ujit në zonën Khan al-Ahmar, në lindje të Kudsit, u dëmtua, duke ua ndërprerë furnizimin me ujë komuniteteve beduine të Al-Mahtoush, Al-Ara’ara dhe Al-Tabna.

Zyra tha se incidenti është pjesë e një serie shkeljesh të vazhdueshme që synojnë komunitetet beduine, me qëllim shtimin e presionit mbi banorët dhe detyrimin e tyre për t’i braktisur shtëpitë.

Ndërkohë, forcat izraelite arrestuan katër palestinezë gjatë bastisjeve në provincat Hebron dhe Qalqilya, sipas burimeve lokale.

Dy palestinezë u arrestuan në provincën e Hebronit – njëri nga qyteti Yatta dhe tjetri nga Beit Ummar – ndërsa dy të tjerë u arrestuan gjatë një bastisjeje ushtarake izraelite në qytetin Azzun, në lindje të Qalqilyas.

Forcat izraelite hapën zjarr ndaj të rinjve palestinezë në zonën Al-Arma të Beitas, por nuk u raportuan menjëherë të plagosur.

Kolonët izraelitë zhvilluan gjithashtu atë që burimet lokale e përshkruan si ture provokuese në periferi të qytetit Duma, në juglindje të Nablusit.

Në provincën Ramallah dhe Al-Bireh, kolonët ngritën flamurin izraelit gjatë një inkursioni në zonën Khirbet, në perëndim të fshatit Deir Ammar, thanë burimet.

Bastisjet ushtarake izraelite në qytetet, qytezat dhe kampet e refugjatëve palestinezë, të shoqëruara me vrasje, arrestime, prishje shtëpish dhe zhvendosje të detyruara, janë intensifikuar që nga fillimi i luftës në Gaza, ndërsa sulmet e kolonëve janë shtuar gjithashtu ditët e fundit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër