Dushi: Kurti dhe VV-ja e ka dëshmuar shumë herë se nuk e duan stabilitetin, ata duan krizë

Nga D. V.
614 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 5 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i degës së dytë të LDK-së në Prishtinë, Florian Dushi, ka reaguar pas takimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti.

Ai ka treguar qëllimet e kryeministrit në detyrë.

Sipas tij, Kurti dhe partia e tij tashmë e kanë dëshmuar disa herë se nuk duan stabilitet.

“Tashmë e ka dëshmuar shumë herë Kurti dhe organizata e tij se nuk e duan stabilitetin. Ata duan krizë, sepse me kriza u rritën dhe në krizë mbijetojnë. Krizat i krijojnë, i thellojnë dhe pastaj i shfrytëzojnë politikisht. Sa herë vendit i duhet qetësi, normalitet dhe institucione që funksionojnë, ata prodhojnë konflikt, përçarje dhe krizë”, ka shkruar Dushi në profilin e tij në Facebook.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër