Kovaçki: Askush nuk i përmendi me emër, por vetë u identifikuan si “talogu”

Nga I.A
741 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 gusht, Zhurnal.mk – Sekretari i përgjithshëm i VMRO‑DPMNE‑së, Dragan Kovaçki, përmes një postimi në rrjetet sociale drejtoi kritika të ashpra ndaj kundërshtarëve politikë, duke theksuar se nuk ka përmendur askënd me emër, por se “vetë janë identifikuar si talogu”.

Ai i akuzoi se për vite me radhë e kanë tërhequr shtetin dhe shoqërinë prapa dhe se asnjëherë nuk kanë punuar jashtë politikës.

“Dje kanë gjunjëzuar para Sofjes, nesër para Beogradit, pasnesër para Moskës… adresa ndryshon, por qëndrimi jo”, shkroi Kovaçki.

Sipas tij, shërbëtorësia nuk mund të jetë doktrinë politike dhe përpjekjet për ta paraqitur si rrugën e vetme të drejtë vetëm e zvogëlojnë, e jo e rrisin vlerën e atyre që e përfaqësojnë.

Kovaçki porosit se Maqedonia nuk ka kohë të merret me struktura të tilla politike dhe se shteti duhet të vazhdojë përpara.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër