Të shtëna me armë automatike në Tetovë, plumbat godasin shtëpinë dhe veturën e një 48-vjeçari

Nga Xh M
830 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tteovë, 8 gusht Zhurnal.mk – Sot në mëngjes në SPB Tetovë është raportuar se rreth orës 04:20, një person mashkull nga një moped me të cilin po lëvizte ka qëlluar disa plumba nga një armë automatike drejt shtëpisë familjare të Sh.B. (48 vjeç), pas së cilës është larguar nga vendi.

-Gjatë ekzaminimit janë konstatuar dëmtime në portën metalike të oborrit, fasadën e shtëpisë, pavionin në oborr, si dhe në një automjet pasagjerësh “BMW” të parkuar. Nga vendi janë ngritur gjashtë projektilë për ekspertizë, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi.

Po merren masa për sqarimin e rastit dhe për gjetjen e autorit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër