Kina evakuon një milion banorë nga shtëpitë për shkak të tajfunit

Nga D. V.
750 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shangai, 10 gusht, Zhurnal.mk – Autoritetet kineze kanë evakuuar më shumë se një milion njerëz nga shtëpitë e tyre në Kinën lindore, përfshirë kryeqytetin financiar Shangai, ndërsa tajfuni Dolphin arriti në tokë.

Tajfuni solli shira të rrëmbyeshëm dhe ndaloi transportin në të gjithë rajonin. Vetëm në Shangai të hënën u anuluan gati 1 000 fluturime.

Ndërsa autoritetet e kanë ulur nivelin e Dolphin në një stuhi tropikale, ato vazhdojnë të paralajmërojnë për shira të rrëmbyeshëm, përmbytje të mëdha dhe rrezik rrëshqitjesh dheu deri të mërkurën, ndërsa stuhia lëviz drejt veriut.

Autoritetet kineze kishin lëshuar më parë alarmin e tyre të kuq të nivelit më të lartë për Dolphin, i cili është stuhia më e fortë që ka goditur Kinën këtë vit.

Tajfuni pati shpejtësi maksimale të erës prej 150 km/orë (94 mph) kur u përplas për herë të parë në Yuhuan në provincën Zhejiang”, thanë autoritetet meteorologjike.

Shira të rrëmbyeshëm u parashikuan të hënën për provincat e Shandon.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër