Ali Ahmeti: Sa të kem mundësi të kontrollojmë badenterin në Kuvend ligjji për Përfaqësim të drejtë nuk kalon

Nga Xh M
1,130 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 gusht Zhurnal.mk – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka deklaruar se për sa kohë ai është në Kuvend dhe partia e tij ka kontrollin mbi mekanizmin e Badenterit, asnjë ligj që cenon interesat e shqiptarëve nuk do të mund të miratohet.

Në një intervistë për RTV21, Ahmeti është shprehur i prerë edhe për ligjin për përfaqësim të drejtë, duke thënë se në formën në të cilën është sjellë, ai nuk do të kalojë.

“Për sa kohë të jem unë në Kuvend dhe partia ime ta ketë kontrollin në Kuvend mbi Badenterin, ligji për përfaqësim të drejtë që e kanë sjellë në këtë formë nuk do të kalojë asnjëherë, sikurse edhe asnjë ligj tjetër që do të jetë në dëm të shqiptarëve”, ka deklaruar Ahmeti.

Sipas tij, mekanizmi i Badenterit mbetet një nga instrumentet kryesore për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të komuniteteve joshumicë në procesin ligjvënës.

Deklarata e Ahmetit vjen në një periudhë kur çështja e përfaqësimit të drejtë dhe mënyra e zbatimit të këtij parimi në institucionet shtetërore vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në skenën politike në Maqedoninë e Veriut.

Ahmeti ka theksuar se BDI-ja do të vazhdojë të kundërshtojë çdo zgjidhje ligjore që, sipas tij, cenon të drejtat e shqiptarëve.

https://www.facebook.com/share/v/1EbBTKwSMw/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër