Shkup, 13 gusht, Zhurnal.mk – VMRO-DPMNE ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen tragjike nga jeta të drejtorit të televizionit Alsat, Lirim Hajredini.
“Me pikëllim të madh e morëm lajmin për humbjen e papritur dhe tragjike të drejtorit të televizionit Alsat M, Lirim Hajredini. Largimi i tij përbën një humbje të madhe për familjen e tij, kolegët, miqtë dhe për të gjithë ata që e njohën dhe e respektuan angazhimin e tij profesional”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
Nga partia në pushtet u shprehën ngushëllime të sinqerta për familjen e të ndjerit dhe të afërmit e tij.
“Në këto momente të vështira, u shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes së tij dhe më të afërmve”, theksohet në reagim.
