Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, priti në ambientet e komunës nxënësit e talentuar të Digital School Macedonia, të cilët arritën rezultate të jashtëzakonshme në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM dhe Coding Olympiad, të zhvilluar në Romë.
Kasami i përgëzoi nxënësit për suksesin e tyre dhe për rezultatet e arritura në një garë ndërkombëtare, duke theksuar se arritjet e të rinjve janë një dëshmi e potencialit dhe talentit që posedon Tetova.
„I përgëzova për rezultatet e shkëlqyera dhe u shpreha gatishmërinë tonë për të vazhduar mbështetjen e të rinjve të talentuar“, deklaroi Kasami.
Ai theksoi rëndësinë e investimit në dije, teknologji dhe inovacion, duke nënvizuar se të rinjtë janë një nga potencialet më të mëdha për zhvillimin e qytetit dhe të shoqërisë.
Sipas Kasamit, mbështetja institucionale për nxënësit dhe të rinjtë e talentuar duhet të vazhdojë, në mënyrë që ata të kenë mundësi të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të përfaqësojnë Tetovën në gara të rëndësishme ndërkombëtare.
„Sukseset e tyre janë krenari për Tetovën. Do të vazhdojmë të mbështesim të rinjtë tanë dhe të krijojmë mundësi që talenti, dija dhe puna e tyre të vlerësohen dhe të zhvillohen“, porositi Kasami.
https://www.facebook.com/share/p/19PkGCDyCd/
