Nga dita e hënë, tërheqja e dokumentit të shtetësisë bëhet në objektin e Agjencisë së Regjistrimit Civil

Nga D V
868 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 14 gusht, Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme i njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se, nga dita e hënë, 17.08.2026, do të ndryshohet lokacioni i zyrës për pranimin e vendimeve për fitim, ri-fitim dhe humbje të shtetësisë me lirim.

Zyra do të vendoset në objektin e Agjencisë për Regjistrim Civil, kati parë, e cila gjendet në rrugën “Luan Haradinaj”, lokacioni: https://maps.app.goo.gl/9cpMYrsupZZmrfjv9?g_st=am.

Në njoftim thuhet se ndërrimi i lokacionit është bërë me qëllim të ndarjes së kësaj zyre nga objekti i Divizionit për të Huaj dhe krijimit të hapësirave më të përshtatshme për qytetarët të cilët drejtohen për të marrë shërbime.

“Me qëllim të ofrimit të shërbimeve më efikase, Ministria e Punëve të Brendshme ka shtuar stafin mbështetës, që shërbimet të jenë më efikase dhe të zvogëlohen radhët e pritjes. Njëkohësisht Ministria e Punëve të Brendshme ju bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre duke aplikuar edhe Online përmes platformës E-Kosova”, thuhet tutje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër