Nikolloski: Aeroportet në Shkup dhe Ohër me rritje historike të komunikacionit ajror

Nga D V
1,041 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 gusht, Zhurnal.mk – Aeroportet në Shkup dhe në Ohër shënojnë rritje historike të komunikacionit, me mbi dy milionë udhëtarë në gjashtë muajt e parë të këtij viti dhe rritje prej 32 për qind në krahasim me periudhën e njejtë, deklaroi sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski. Sipas tij, rezultatet i referohen politikës së re për tërheqje dhe subvencionim të linjave të drejtpërdrejta, me çka në periudhën e kaluar prej një viti e gjysmë janë vendosur 28 detsinacione të reja ajrore, ndërkaq me itinerarin dimëror të fluturimit priten edhe destinacione të reja, që do të thotë se deri në fund të vitit mund të arrihet edhe deri në 4 milionë udhëtarë.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas vizitës së punës në M-NAV, Nikolloski theksoi se me zgjedhjen e Qeverisë në vitin 2024 bëhet analizë e komunikacionit ajror dhe është vendosur politikë e re e tërheqjes dhe subvencionimit të fluturimeve të reja direkte, që e dha rezultatin e vet.

“Nga dy aeroportet kemi 28 destinacione të reja gjatë periudhës së kaluar prej një viti e gjysmë. Rritje serioze e komunikacionit ajror, vitin e kaluar patëm rritje të madhe, këtë vit ka rritje historike. Këtë vit dy aeroportet së bashku në gjashtë muajt e parë kanë rritje prej 32 për qind”, deklaroi Nikolloski.

Duke i parë numrat absolutë, theksoi Nikolloski, vitin e kaluar shënuam 3 milionë udhëtarë, ndërsa këtë vit tashmë jemi mbi 2 milionë udhëtarë, që do të thotë se deri në fund të vitit mund të arrijmë deri 4 milionë udhëtarë.

“Nëse kjo do të ndodhë në vitin 2026, atëherë sigurisht në mvitin 2027 do të arrijmë deri katër milionë udhëtarë, që është numër i madh, duke i pasur parasysh se popullata e përgjithshme në shtet është 1,8 milionë”, theksoi Nikolloski.

Aeroportet në Shkup dhe Ohër, theksoi Nikolloski, janë me rritje më të shpejtë në klategoritë e veta dhe arritën rekorde absolute në korrik.

“Në një ditë në korrik në Aeroportin e Shkupit pati 101 operacione ajrore – aterime dhe fluturime, ndërsa në aeroportin e Ohrit kishte 21. Ky është rekord absolut, që paraprakisht nuk është vërejtur dhe në periudhën në vijim vazhdojmë me këtë rritje”, theksoi Nikolloski.

Ai, gjithashtu, përkujtoi se kompania Viz Er, e ka bazën e vet të tretë më të madhe në Evropë mu në Shkup me shtatë aeroplanë dhe paralajmëroi se pritet një aeroplan të stacionohet edhe në Ohër, ndërsa me itinerarin dimëror të fluturimit edhe destinacione të reja.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër