Izet Mexhiti ngushëllon familjen Hajredini për ndarjen nga jeta të Lirim Hajredinit

Nga R.ZH
1,158 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të drejtorit të televizionit nacional Alsat, Lirim Hajredini, përcjell Zhurnal.mk.

Mexhiti vlerësoi se largimi i Hajredinit paraqet një humbje të madhe për komunitetin mediatik dhe për të gjithë ata që e kanë njohur dhe vlerësuar punën e tij.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të drejtorit të televizionit nacional Alsat, Lirim Hajredinit. Ikja e tij është një humbje për të gjithë ne dhe komunitetin gazetaresk, të cilit i shërbeu me punën e tij”, ka shkruar Mexhiti.

Ai ka shprehur solidaritet me familjen, kolegët dhe të afërmit e të ndjerit në këto momente të vështira.

“Në këto momente të vështira, bashkëndjej me familjen Hajredini, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën. Ngushëllimet e mia më të sinqerta”, ka theksuar Mexhiti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër