Shkuan për ta shuarr hambarin, sulmohen fizikisht dy zjarrfikës

Nga Xh M
1,093 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prilep, 14 gusht Zhurnal.mk – Një banor i Prilepit, të cilit i ishte djegur hambarin ku mbante një sasi të madhe duhani, sulmoi zjarrfikësit që kishin ardhur për të shuar zjarrin.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, kur zjarrfikësit mbërritën, burri i shtyu dhe i pengoi që të shuanin zjarrin.

Mendohet se ishte nervoz sepse priste që zjarrfikësit të vinin më shpejt, pa menduar se ndoshta kishin qenë në një detyrë tjetër më parë.

Angelov shpjegon se qytetarët nuk duhet t’i konsiderojnë zjarrfikësit si superheronj dhe se ka disa arsye pse ata shfaqen me vonesë në vendin ku duhet të shuajnë zjarrin, domethënë jo në kohën që njerëzit i presin.

Zjarrfikësit e kanë raportuar rastin në polici.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër