Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri: 25 vatra në 24 orë, 4 mbeten ende aktive

Nga D. V.
460 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 19 gusht, Zhurnal.mk – 25 vatra zjarri janë raportuar në vend gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 4 prej tyre vijojnë të jenë aktive.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 350 forca operacionale, 26 automjete zjarrfikëse, si dhe Forcat e Armatosura me 140 efektivë, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Vatrat aktive janë në Dajt dhe Priskë në Tiranë, Lufaj në Mirditë dhe Tërbun në Pukë, ndërsa autoritetet raportojnë se aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Ministria e Mbrojtjes – informim mbi situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 1 është nën monitorim.

Në operacionet e shuarjes janë angazhuar 350 forca operacionale dhe 26 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur me 140 efektivë, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Vatrat kryesore aktive janë në Dajt dhe Priskë, Tiranë, Lufaj, Mirditë dhe Tërbun, Pukë.

Në Dajt operacioni vijon me 50 efektivë të FA, 15 zjarrfikës dhe 5 forca të AZM, pa rrezik për zonat e banuara.

Në Tërbun vijon angazhimi i gjerë i strukturave vendore, vullnetarëve dhe FA, me mbështetjen e 2 helikopterëve, ndërsa edhe këtu nuk ka rrezik për banesat.

Situata paraqitet në përmirësim edhe në disa prej vatrave të ditëve të fundit: Gurë-Lura, Bruçi në Mat, Tharri në Mirditë dhe zjarri në Selenicë janë shuar plotësisht, ndërsa në Qafë Helmes vijon monitorimi dhe operacionet me forcat lokale.

Strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë punën dhe monitorimin në terren, me fokus izolimin e plotë të vatrave aktive dhe mbrojtjen e zonave të banuara.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër