Nga Lautaro te Gyokeres: Barcelona po shqyrton shtatë emra për ta përforcuar fazën e sulmit

Nga D. V.
680 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Barcelona ka përzgjedhur shtatë kandidatë për ta përforcuar repartin ofensiv këtë verë, teksa drejtuesit e klubit synojnë të transferojnë një qendërsulmues.

Drejtuesit e Barcelonës po kërkojnë një sulmues për ta plotësuar skuadrën e Hansi Flickut, pas largimeve të Robert Leëandoëskit dhe Ferran Torresit. Kjo listë alternativash është aktivizuar pas refuzimit të Atletico Madridit për të negociuar transferimin e Julian Alvarez.

Sipas Gerard Romeros nga Jijantes, në listën e Barcelonës është Lautaro Martinez, sulmuesi i Interit që luan një rol kyç në ekipin e Cristian Chivut, megjithëse largimi i tij nga Italia konsiderohet pothuajse i pamundur.

Në listë është edhe Viktor Gyokeres, sulmuesi i Arsenalit, i cili së fundmi fitoi Ligën Premier me klubin londinez, pas transferimit të tij verën e kaluar.

Mes opsioneve kryesore për repartin e sulmit është edhe Luis Suarez, sulmuesi kolumbian i Sporting Lisbonës, për të cilin klubi portugez kërkon 80 milionë euro.

Barcelona po analizon gjithashtu mundësitë për Gabriel Jesus të Arsenalit dhe Nicolas Jackson të Chelseat, duke përfituar nga fakti se të dy klubet angleze janë të gatshme t’i lejojnë lojtarët e tyre të largohen para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Në mesin e alternativave për një rol dytësor në skemën e Hansi Flickut, stafi teknik i Barcelonës vazhdon të monitorojë Georges Mikautadzen, sulmuesin e Villarrealit.

Opsioni i shtatë që po shqyrtohet nga drejtuesit katalanas është Nicolo Tresoldi, sulmuesi gjerman që luan për Club Brugge.

Shkathtësia e lojtarit të ri i mundëson stafit teknik të ketë një alternativë me kosto më të përballueshme për ta kompletuar skuadrën e Hansi Flickut para 1 shtatorit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër