“Të dua shumë”, Vanessa Bryant emocionon me mesazhin për Kobe-n në ditëlindjen e tij të 48-të

Nga D V
643 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Vanessa Bryant ndau një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur ai do të festonte 48-vjetorin.

44-vjeçarja publikoi në Instagram një fotografi të Kobe-t, ku ai shihet i ulur në prehrin e saj, duke e shoqëruar me fjalët: “Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”.

Postimi u prit me komente mbështetëse nga miq dhe emra të njohur, mes tyre David Beckham, Kris Jenner, Gabrielle Union dhe Michael Phelps.

Edhe vajza e tyre e madhe, Natalia Bryant, e kujtoi të atin në këtë ditë të veçantë. 23-vjeçarja publikoi një fotografi nga fëmijëria me Kobe-n në Instagram Stories, duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen, babi”, shoqëruar me një zemër të kuqe.

Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna, humbën jetën tragjikisht në janar të vitit 2020, pas rrëzimit të një helikopteri në Calabasas të Kalifornisë.

Që prej atëherë, Vanessa dhe familja e kanë kujtuar vazhdimisht legjendën e basketbollit dhe Giannën përmes mesazheve dhe aktiviteteve të fondacionit Mamba & Mambacita.

Në ditën e ditëlindjes së tij, edhe NBA e nderoi Kobe-n me një postim përkujtimor, duke rikthyer në vëmendje trashëgiminë e një prej figurave më ikonike të basketbollit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër