Takim Shasivari- Sali: Fokus në reformat dhe përmbushjen e detyrimeve nga agjenda evropiane

Nga D V
633 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 gusht, Zhurnal.mk – Sot u mbajt takim pune ndërmjet zëvendëskryetarit të parë të Qeverisë dhe Ministrit për Çështje evropiane, Bekim Sali dhe ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, në të cilin u shqyrtuan aktivitetet dhe detyrimet kryesore të Ministrisë së Drejtësisë lidhur me përmbushjen e agjendës evropiane dhe procesin e reformave.

Në takim u theksua se Ministria e Drejtësisë mbetet e përqendruar fuqishëm në përmbushjen në kohë dhe me cilësi të detyrimeve që rrjedhin nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian, me theks të veçantë në reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe Kapitullin 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore.

Në këtë drejtim, një nga aktivitetet prioritare është zbatimi i hapave nga Agjenda e Reformave 2024–2027, si dhe rishikimi i tyre.
Ministria e Drejtësisë vazhdon me koordinim aktiv me institucionet e përfshira në procesin evropian, me qëllim që detyrimet të realizohen në kohë, në mënyrë të koordinuar dhe me përgjegjësi të përcaktuara qartë, në drejtim të përshpejtimit të reformave dhe përmbushjes së standardeve të Bashkimit Evropian.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër