Regjistrohet tërmet në rrethinën e Ohrit

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Ohër, 15 tetor Zhurnal.mk – Një tërmet me magnitudë të ulët u regjistrua këtë pasdite në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë, pranë Liqenit të Ohrit.

Sipas të dhënave të disponueshme nga aplikacionet e monitorimit të aktivitetit sizmik, dridhja kishte një magnitudë lokale prej 2.0 ballë sipas shkallës Rihter.

Tërmeti ndodhi në orën 15:34, në një thellësi prej rreth 15 kilometrash.

Epiqendra e tërmetit ishte e vendosur në koordinatat 40.963 gradë gjerësi veriore dhe 20.769 gradë gjatësi lindore, pranë brigjeve të Liqenit të Ohrit, Parkut Kombëtar të Galiçicës dhe vendbanimit të Lubanishtës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër