Zelensky: Ukraina po përgatitet për bisedime të mëtejshme me SHBA-në

Nga Xh M
783 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kiev, 30 gusht Zhurnal.mk – Kievi po përgatitet për një raund të ri bisedimesh me përfaqësuesit e presidentit amerikan Donald Trump, ka deklaruar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Do të ketë më shumë detaje nesër. Do të bëjmë gjithçka që mundemi që lufta të mos mbetet e vetmja mundësi për mënyrën se si do të zhvillohen ngjarjet”, tha Zelensky.

Ai theksoi rëndësinë e koordinimit me Uashingtonin, duke nënvizuar se është e rëndësishme që SHBA-ja të ndajë të njëjtin qëndrim me Ukrainën për situatën dhe mënyrën se si mund t’i jepet fund luftës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër