“Kryeministri kujtohet për sovranin dhe…”/ MIA i përgjigjet postimit të Jorida Tabakut për Ramën: Status fake, nuk përmban asgjë të vërtetë

Nga Xh M
708 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 30 gusht Zhurnal.mk – Agjencia për Media dhe Informim ka reaguar pas një postimi të ripublikuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, i cili i atribuohej Kryeministrit Edi Rama.

MIA e ka cilësuar tekstin si të falsifikuar dhe ka mohuar që ai të jetë publikuar nga kreu i qeverisë.

Në reagimin e saj, MIA thekson se statusi i shpërndarë nga Tabaku nuk është publikuar nga Edi Rama dhe se përmbajtja e tij nuk është e vërtetë.

“Znj. Jorida Tabaku ka ripostuar një status të falsifikuar (fake), i cili i atribuohet në mënyrë të rreme Kryeministrit Edi Rama. Bëjmë me dije se ky tekst nuk është publikuar nga Kryeministri dhe nuk përmban asgjë të vërtetë. Do të ishte e udhës që znj. Tabaku ta tërhiqte ripostimin dhe t’u kërkonte ndjesë atyre që kanë rënë pre e këtij falsifikimi”, shkruan MIA.

Në postimin e ripublikuar nga Jorida Tabaku, pretendohej se Edi Rama kishte reaguar lidhur me Ligjin 21/2024 dhe kërkesën e Parlamentit Europian për shfuqizimin e tij.

Në tekstin e publikuar thuhej se socialistët kishin miratuar një ligj “antikushtetues” dhe se qeveria po përdorte idenë e referendumit për t’iu shmangur përgjegjësisë.

“Kur socialistët votuan një ligj antikushtetues, në kundërshtim me mbrojtjen e natyrës dhe integrimin europian, nuk e pyetën popullin.

Tani që Parlamenti Europian kërkon shfuqizimin e tij, Kryeministri kujtohet për sovranin dhe shpik referendumin si alibi për t’iu shmangur përgjegjësisë.

Prej më shumë se 80 ditësh, qindra mijëra shqiptarë po protestojnë dhe po kërkojnë largimin e tij. A do ta respektojë edhe këtë vullnet?

Demokracia nuk është teke dhe as instrument propagande. Parlamenti Europian nuk po kërkon “pak durim”. Po kërkon shfuqizimin e ligjit!”, thuhej në postimin e atribuar Ramës.

Në vijim, teksti pretendonte gjithashtu se prej më shumë se 80 ditësh qindra mijëra shqiptarë po protestonin dhe kërkonin largimin e Kryeministrit.

Ndërkohë, MIA sqaron se teksti i publikuar nga Tabaku nuk i përket Kryeministrit.

Në postimin që i atribuohet Ramës dhe që është kundërshtuar nga MIA, thuhej se qeveria e vlerësonte interesimin e Bashkimit Europian, por se çështja duhej t’i lihej referendumit.

“Në lidhje me kërkesën e Parlamentit Europian për shfuqizimin e Ligjit 21/2024, dua të jem i qartë:

E vlerësoj interesimin dhe kujdesin e miqve tanë në BE, por ka një lajm më të madh se çdo rezolutë: populli shqiptar ka zgjedhur rrugën e referendumit! 🇦🇱

Kjo është demokracia në veprim. Ne jemi një vend ku sovrani është populli, dhe qeveria nuk i del përpara vullnetit të tij. Prandaj, e respektojmë plotësisht këtë nismë qytetare.

Nëse më pyesin në shtator: ‘Pse nuk e keni shfuqizuar Ligjin?’, do t’u them të vërtetën shumë të thjeshtë:

Sepse populli ka vendosur që të vendosë vetë, dhe e respektoj sovranin!”, thuhej në tekst.

MIA e ka mohuar kategorikisht që ky tekst të jetë publikuar nga Edi Rama, duke e cilësuar atë si një falsifikim që i është atribuar në mënyrë të rreme Kryeministrit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër