Prishtinë, 30 gusht Zhurnal.mk – Një pacient i moshës 21 vjeçare që kishte rezultuar pozitiv javë më parë me virusin “Nil Perëndimor” e po trajtohej në Klinikën Infektive, pas përsëritjes së analizave pacienti ka rezultuar negativ.
Ndërkohë sipas drejtoreshës së Klinikës vendi nuk rrezikohet nga përhapja e infeksionit. Nga 2021 deri në 2025 sipas IKSHPK-së në Kosovë janë regjistruar 18 pacientë me këtë sëmundje.
Javë më parë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se një qytetar rezultoi pozitiv me virusin e “Nilit Perëndimor”.
Menjëherë pas rezultateve, 21-vjeçari u hospitalizua e trajtua në Klinikën Infektive për më shumë se dy javë.
Pas shërimit të tij, më s’pati raste të reja.
