Hamza konfirmon pjesëmarrjen në seancën konstituive: Presim që kjo të mos jetë një kalkulim

Nga D V
23 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 7 shtator, Zhurnal.mk – Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka konfirmuar se deputetët e PDK-së do të jenë të pranishëm në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, e cila pritet të mbahet më 9 shtator, raporton Ekonomia Online.

Pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së dhe Grupit Parlamentar, Hamza tha se partia e tij do të marrë pjesë në seancë, duke shprehur njëkohësisht shpresën se kjo thirrje do të çojë drejt konstituimit të Kuvendit.

Ai uroi që vazhdimi i seancës të mos përfundojë pa rezultat dhe që Kuvendi të arrijë të konstituohet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër