Gjendet pa shenja jete në banesë 77-vjeçarja, jetonte e vetme

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ersekë, 7 shtator Zhurnal.mk – Një 77-vjeçare është gjetur pa shenja jete këtë të hënë në banesën e saj në Kolonjë (Ersekë).

E moshuara jetonte e vetme, ndërsa fëmijët e saj ndodhen prej vitesh në emigracion. Sipas të dhënave paraprake, policia është njoftuar nga një fqinj dhe ka mbërritur në banesë, ku ka gjetur 77-vjeçaren të pajetë.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se e moshuara ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, pritet përfundimi i procedurave mjeko-ligjore, të cilat do të përcaktojnë edhe shkakun e saktë të vdekjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër