Shkup, 8 shtator Zhurnal.mk – Kostoja e jetës për muajin gusht është rritur 2.6 për qind, krahasuar me të njëjtin muaj të viti të kaluar. Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës tregojnë se kostos së jetesës është ndikuar nga disa kategori të shpenzimeve, ndërsa ndër rritjet më të mëdha janë ato te pijet joalkoolike, duhani dhe narkotikët, ku çmimet janë rritur për 9.4 për qind.
Pas tyre vjen kategoria e rekreacionit, sportit dhe kulturës, me një rritje prej 8.8 për qind, ndërsa shërbimet për arsim janë shtrenjtuar për 5 për qind. Rritje është regjistruar edhe te transporti, ku çmimet janë rritur për 3.1 për qind. Kjo kategori pritet të jetë më e ndjeshme për qytetarët, pasi në periudhën e fundit janë rritur edhe çmimet e biletave të transportit ndërurban.
Në anën tjetër, të dhënat statistikore tregojnë se rritje ka pasur edhe në indeksin e çmimeve me pakicë. Produktet industriale joushqimore dhe duhani kanë shënuar rritje 5.5 për qind, ndërsa produktet industriale janë shtrenjtuar për 4.2 për qind.
Rritja prej 2.6 për qind e kostos së jetesës tregon se presioni mbi buxhetin familjar nuk është zhdukur. Edhe pse ritmi i rritjes është më i ulët në disa kategori, çmimet vazhdojnë të të shkojnë lart në një sërë produktesh dhe shërbimesh.
