Kërkohet të bëhen analiza urgjente të ujit, ngordhin peshqi në Lumin Treska

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 shtator, Zhurnal.mk – Në lumin Treska në rajonin e Kërçovës janë regjistruar ngordhje peshqish, njoftoi mbrëmë Shoqata e Peshkimit Sportiv “Hunter Fish”, duke kërkuar një reagim të menjëhershëm nga institucionet kompetente.

Nga Shoqata thonë se shkaku i ngordhjeve ende nuk është përcaktuar dhe kërkon që menjëherë të merren mostra të ujit dhe peshqve të ngordhur dhe të kryhen analiza laboratorike.

Sipas tyre, është e nevojshme të hetohen të gjitha shkaqet e mundshme, përfshirë ndotjen e mundshme ose ndërhyrje të tjera që mund të rrezikojnë botën e gjallë në lumë.

“Çdo ndotje, helmim ose ndërhyrje tjetër që kërcënon jetën në lumë duhet të hetohet plotësisht dhe të përcaktohet shkaku dhe përgjegjësia”, thonë nga “Hunter Fish”.

Shoqata u kërkon institucioneve kompetente të marrin masa për të mbrojtur Treskën në mënyrë që të parandalohen raste të ngjashme në të ardhmen.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër