Tahiri: Nënkryetari i PDK-së do të zgjidhet të hënën

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 25 shtator, Zhurnal.mk – Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se nënkryetari i PDK-së do të propozohet dhe zgjidhet të hënën, raporton Ekonomia Online.

Tahiri ka thënë se kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, dhe kjo parti do të ndërmarrin veprimet e nevojshme në frymën e unifikimit, në mënyrë që projektligji i propozuar të marrë mbështetjen e nevojshme në Kuvend.

“Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës do të zgjidhet të hënën, do të propozohet dhe do të zgjedhet të hënën. Zotëri Hamza dhe Partia Demokratike e Kosovës do t’i bëjë të gjitha veprimet e saja në frymën e unifikimit, në mënyrë që projektligji ta gjejë mbështetjen e nevojshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe t’i themi jo kësaj padrejtësie historike që është bërë”, tha ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër