Aktori i njohur Adrian Aziri në një intervist në Alsat, ka ndarë me ndjekësit dhe opinionin publik një rrëfim shumë personal dhe të sinqertë rreth ndryshimeve rrënjësore që ka bërë në jetën e tij personale dhe shpirtërore.
Në një rrëfim të hapur, ai ka treguar se si koha e kaluar në meditim dhe afërsia me xhaminë e kanë udhëzuar drejt një paqeje të re të brendshme, duke e shtyrë të marrë vendimin e rëndësishëm për të falur pesë vaktet e namazit.
Aziri tregon se kohët e fundit i ka kushtuar rëndësi meditimit dhe vizitave të shpeshta në xhami, duke ndërtuar një lidhje më të fortë me Krijuesin.
Ai ka vendosur t’i falë rregullisht pesë vaktet e namazit, duke e parë këtë si një detyrim shpirtëror dhe falënderim ndaj Zotit.
Përkushtimi ndaj Familjes: Pjesë e këtij reflektimi ka qenë edhe rivlerësimi i prioriteteve, duke i kushtuar më shumë kohë dhe vëmendje bashkëshortes dhe fëmijëve.
Aktori pranon me modesti se më parë ka qenë më i llastuar, por ky ndryshim e ka ndihmuar të bëhet një njeri më i përgjegjshëm dhe më i qetë.
“Kohët e fundit kam bërë njëfarë lidhshmërie me Zotin, meditoj shpesh. Për fat të mirë e kam afër xhaminë, e vizitoj shpesh… Vendosa t’i fal pesë vaktet dhe t’i përkushtohem familjes, bashkëshortes, fëmijëve, dhe më doli më mirë, sepse jam qenë i llastuar.”, është shprehu ai.
