Shkup, 29 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, kërkoi nga pushteti masa konkrete për uljen e çmimeve të derivateve, përmes uljes së TVSH-së në 5 për qind dhe heqjes së akcizave, me çka derivatet do të liheshin për 15 deri 20 denarë, duke theksuar se vetëm kështu do të ketë ndonjë përfitim për qytetarët.
“Për mua në radhë të parë janë interesat e qytetarëve. Pres që kjo dimër të jetë edhe një goditje e madhe, sepse ngrohja tashmë është shtrenjtuar. Ne nuk e dimë si do të jenë çmimet e derivateve. Pushteti nuk i dëgjon apelimet tona që të ulen akcizat, të ulet TVSH-ja, le të hiqen në përqindje, me të cilën dukshëm do të ulet çmimi i derivateve. Kot mburret pushteti se kemi çmimet më të ulëta të derivateve në rajon, kur qytetarët tanë mund të blejnë më së paku litra derivate me këto paga dhe pensione që i kemi. Le të hiqen akcizat, le të ulet TVSH-ja në 5%, le të ulen derivatet për 15 deri 20 denarë, e atëherë të ketë ndonjë përfitim për qytetarët. Mendoj se do të jetë dimër jashtëzakonisht i vështirë për të gjithë qytetarët tanë. Për fat të keq, pushteti nuk tregoi mirëkuptim”, tha Filipçe, pas takimit me pensionistët e Shkupit në komunën e Karposhit.
