27 kilogramë argjend pa asnjë dokument, Policia procedon penalisht dy persona

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 30 shtator, Zhurnal.mk –  Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka sekuestruar 27 kilogramë argjend në Korçë, ndërkaq lidhur me këtë ka proceduar penalisht dy persona.

Në njoftim bëhet e ditur se specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, si rezultat i hetimit të kryer me metoda proaktive, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Silver”, në kuadër të të cilit u proceduan penalisht shtetasit E. M., 45 vjeç dhe S. P., 65 vjeç, të dy banues në Tiranë.

“Këta shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë, në shëtitoren ‘Shën Gjergji’, në qytetin e Korçës, duke shitur bizhuteri argjendi, pa lëshuar fatura tatimore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bizhuteri argjendi, me peshë 27 kg, pa asnjë dokument shoqërues”, thuhet në njoftim.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moslëshimi i kuponit tatimor, dëftesës apo faturës tatimore”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër