“Askush s’ka punë me dhomën e gjumit të tjetrit”, Monika Kryemadhi flet për videot intime

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Monika Kryemadhi ka reaguar ditën e sotme në lidhje me videot intime të personazheve të njohur të ekranit që po qarkullojnë në rrjet prej disa ditësh.

E pyetur nga gazetarët nëse i ka parë videot, Kryemadhi u shpreh se i ka parë dhe se i vjen shumë keq dhe ndjen neveri.

Sipas saj, personi që i ka regjistruar apo dhe ai që i ka shpërndarë, duhet të dënohet. Kryemadhi shton se “askujt nuk ka çfarë ti duhet se çfarë bën dikush në dhomën e vet të gjumit apo me jetën private”.

“Po i kam parë. Përveç ndjenjës së shëmtuar që më la për shkak të viktimave, të gjitha atyre grave apo vajzave, kushdo që janë. Personi, i cili i ka bërë, ai që i ka regjistruar por dhe ai që i ka shpërndarë, është një veprim shumë i ulët dhe që duhet të dënohet. Ajo që dua të them është se nuk ka çfarë ti duhet asnjërit se çfarë bën një njeri në dhomën e vet të gjumit apo me jetën private”.

“E tjetra është mënyra se si ne po fillojmë të gjykojmë situatat, problematike dhe gjithë jetën shoqërore të shoqërisë sonë është e tmerrshme. Të ndihesh më i dhunuar nga një video porno që shikon se sa nga taksat e larta, nga largimi i të rejave dhe të rinjve, shpopullimi i Shqipërisë, është fatkeqësie e madhe dhe për mua fatkeqësi kombëtare. Më vjen shumë keq dhe ndjej neveri për vepruesit që e kanë bërë atë gjë”, tha Kryemadhi. /TCH/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër