Pekin, 06 tetor, Zhurnal.mk – Nga e hëna deri të mërkurën, në orën 18, transmetohet në Kanalin e Përgjithshëm të Grupit Mediatik të Kinës (CMG) dokumentari me tre pjesë “Zhdukja e krimeve të mashtrimit në telekomunikacion në veri të Mianmarit”.
Dokumentari, i prodhuar bashkërisht nga Ministria e Sigurisë Publike e Kinës dhe CMG-ja, tregon procesin e vështirë dhe arritjet e goditjes prej organeve të sigurisë publike, në bashkëpunim me departamentet përkatëse, ndaj krimeve të mashtrimit në telekomunikacion me objektiv Kinën, të organizuara në veri të Mianmarit, duke zhdukur katër organizatat kryesore kriminale familjare.
Tre pjesët e dokumentarit zbulojnë zinxhirin kriminel të mashtrimit në telekomunikacion në veri të Mianmarit, natyrën brutale të organizatave kriminale dhe gjendjen tragjike të viktimave, duke treguar goditjen e përbashkët nga Kina, Mianmari e Tajlanda kundër këtyre krimeve.
