5
Shkup, 6 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka ndarë fotografi nga punimet që po zhvillohen në ndërtimin e pishinës në Shkollën Fillore “Naim Frashëri”.
Ai theksoi se punët po vazhdojnë sipas planit, duke uruar qytetarëve një ditë të mbarë.
Ky projekt është pjesë e investimeve të komunës në përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe krijimin e hapësirave moderne për zhvillim arsimor dhe sportiv.
