BDI: Interesi kombëtar dhe vlerat e UÇK-së mbi çdo interes tjetër

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 tetor Zhurnal.mk – Bashkimi Demokratik për Integrim, me vëmendje të veçantë po i përcjell zhvillimet politike dhe institucionale në Republikën e Kosovës, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me mbrojtjen e vlerave sublime të kombit shqiptar, të cilat janë ndërtuar dhe dëshmuar ndër breza. Pa dyshim, në historinë moderne të kombit tonë, një prej këtyre vlerave sublime është Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kontributi i së cilës në lirinë dhe shtetësinë e Kosovës mbetet vendimtar.

UÇK-ja është vlerë e përbashkët kombëtare. Ajo i takon gjithë kombit shqiptar dhe qëndron mbi partitë politike, mbi dallimet dhe interesat e ditës. UÇK-ja është një prej vlerave që ka bashkuar shqiptarët në momentet më të rëndësishme të historisë së tyre të re dhe kontributi i saj duhet të trajtohet me përgjegjësi, dinjitet dhe respekt institucional.

BDI thekson se përgjegjësia bie mbi autoritetet e Republikës së Kosovës që të gjejnë një zgjidhje nga kjo situatë, e cila do të jetë në përputhje me mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, mbrojtjen e dinjitetit të pjesëtarëve të saj dhe interesin e përgjithshëm të vendit. Në këto momente, interesat politike të ditës duhet t’i lënë vend interesit kombëtar, unitetit dhe përgjegjësisë shtetërore, duke ruajtur atë që UÇK-ja përfaqëson për kombin shqiptar dhe për historinë e Kosovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër