Pezullohet përkohësisht vaksina “BCG”

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 tetor Zhurnal.mk – Komisioni për Imunizim pranë Ministrisë së Shëndetësisë ka marrë vendim për shtyrjen e përkohshme të imunizimit me vaksinën BCG kundër tuberkulozit. Vendimi është marrë si masë parandaluese, pas informacioneve të publikuara në mediat kroate për reaksione të padëshiruara nga kjo vaksinë.

“Për momentin në vendin tonë nuk ka ndonjë rast që është paraqitur nga ndonjë efekt anësor nga vaksina BCG, por duke marrë parasysh se duam të veprojmë në mënyrë preventive, komisioni ka rekomanduar që të pezullohet përkohësisht vaksinimi me BCG deri në momentin kur do të kemi informacionet e plota, siç janë: seritë e Kroacisë përputhen me seritë që kemi në vendin tonë. MALMED do të hulumtojë bashkë me institutin dhe ministrinë a do të paraqiten shtesë efekte të padëshiruara”, tha Aleksandra Grozdanova.

Sipas Ministrisë, imunizimi me BCG është i detyrueshëm, pasi Maqedonia e Veriut konsiderohet vend me rrezik të lartë për tuberkuloz. Doktoresha Katerina Stavriq shpjegon simptomat eventuale nga efektet anësore të kësaj vaksine, por tregon se në vendin tonë nuk ka asnjë rast, për këtë arsye apelon për qetësi te prindërit.

“Si infeksion i rënd ai fëmijë do të ketë simptoma të rënda të gjendjes së përgjithshme, si temperaturë dhe përkeqësim i gjendjes, si humbje e apetitit, plogështi. Marrë parasysh se deri tani nuk janë regjistruar komplikime nga vaksina BCG, vlerësoj se nuk ka nevojë të ketë panik te prindërit”, tha Katerina Stavriq.

Nga agjencia e barnave MALMED thonë se në kuadër të kompetencave të saj, po kryen verifikimin e serive të vaksinës BCG që kanë qenë dhe që janë ende të disponueshme në tregun e Maqedonisë së Veriut.
Aktualisht, në Institutin për TBC janë 95 pacientë me tuberkulozë, prej të cilëve 83 janë raste të regjistruara gjatë këtij viti, ndërsa në Spitalin e Fëmijëve „Kozle“ në vitin 2025 janë evidentuar 15 raste, kurse në vitin 2026 janë evidentuar 12 raste të reja”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër