Djali i Jakup Krasniqit zbulon se çka premtoi presidentja gjatë vizitës te familja e tij

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 14 tetor, Zhurnal.mk – Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka folur për gazetarët rreth vizitës së presidentes Justina Shiroka-Pula, në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqit.

Ai tha se Shiroka-Pula u ka premtuar që do të bëjë gjithçka që mundet brenda kornizave ligjore për ish-krerët e UÇK-së.

“Presidentja na ka thënë se çdo gjë që është brenda kornizave ligjore, ‘unë kam me bo me iu ndihmu në procesin e Apelit dhe në nënshkrimin e Ligjit’”, tha Krasniqi.

Pos tjerash, djali i ish-kreut të UÇK-së, tha se vizita e presidentes është e para në gjashtë vjet nga një përfaqësues i institucioneve.

“Është një rëndësi edhe për familjen, që institucionet janë të gatshme të kontribuojnë për me u mbrojt lufta e drejtë e UÇK-së”, tha ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër