Shkup, 14 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, u takua me delegacionin e Bordit të drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), me të cilën bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit dhe financimit të projekteve të rëndësishme infrastrukturore në kryeqytet.
Ndër temat kryesore ishte edhe projekti për transport të shpejtë me autobus (BRT). Gjorgjievski informoi se tashmë ka filluar procedura për para-kualifikimin e realizuesve për linjën e parë, ndërsa paralelisht punohet për sigurimin e mbështetjes profesionale për realizimin e projektit.
Sipas kryetarit, qëllimi është të mundësohet transport publik më i shpejtë dhe më cilësor, me më pak ngarkesë në komunikacion dhe ajër më të pastër për qytetarët.
Në takim u bisedua edhe për ndërtimin e stacionit të pastrimit të ujërave të zeza në Trubarevë, projekt që ka rëndësi për mbrojtjen e ujërave, mjedisin jetësor dhe shëndetin e popullsisë.
