Prokuroria kërkon paraburgim për Gani Gecin

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 14 tetor, Zhurnal.mk – Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ish-deputetit Gani Geci nën dyshimin për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e cila tha se seanca dëgjimore pritet të mbahet sot nga ora 13:00.

Seanca pritet të mbahet tek gjyqtari i procedurës paraprake, Albert Haliti.

artikuj të ndërlidhura