Arrestohet 22-vjeçari nga Reçica e Vogël, dyshohet se shfrytëzoi parkingun në Tetovë pa paguar

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 tetor, Zhurnal.mk – Më 13.10.2026 në orën 20:15, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin E.SH. (22) nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mashtrim kompjuterik” sipas nenit 251-b të Kodit Penal. Ai dyshohet se me mashtrim kompjuterik, pa paguar, për një periudhë të caktuar ka shfrytëzuar shërbimin e parkimit në Tetovë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër