5
Shkup, 14 tetor, Zhurnal.mk – Më 13.10.2026 në orën 17:30, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Tearcë kanë privuar nga liria personin L.A. (35) nga një fshat i Tetovës, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm nga bashkëshortja e tij se në shtëpinë familjare e ka maltretuar fizikisht dhe psikikisht bashkëshorten dhe i ka drejtuar kërcënime. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
