Ish-banorja e BBV surprizon ndjekësit, poston foto me barkun e rrumbullakosur: “Një dashuri që nuk e kam…”

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Baby Gee ka surprizuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke ndarë lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël për herë të parë. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka publikuar disa fotografi buzë detit, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, duke zbuluar kështu një nga momentet më të veçanta të jetës së saj. Postimin ajo e ka shoqëruar me disa fjalë të bukura, ku shpreh lumturinë dhe dashurinë qe po përjeton.

Po ashtu ajo ka treguar se është pritje të një djali, ku e ka bërë edhe me emocionues këtë kapitull të riu të jetës së saj. “Padyshim postimi im i preferuar dhe lajmi më i bukur që kam pasur kënaqësinë ta ndaj me të gjithë ju. Zemra ime është e mbushur me kaq shumë dashuri, lumturi dhe emocion teksa po bëhem gati të hyj në kapitullin më të bukur të jetës sime… të bëhem nënë. Një dashuri që nuk e kam ndjerë kurrë më parë, një bekim përtej fjalëve dhe një mrekulli e vogël që tashmë e dua më shumë se çdo gjë. Mezi po pres të të takoj, djali im. Ti je tashmë i gjithë bota ime,” shkruan ajo në postim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër