Stresi revoltohet nga pamjet e protestës në Tiranë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka reaguar në rrjetet sociale pas pamjeve që po qarkullojnë nga protesta në Tiranë, duke shprehur indinjatën e tij për mënyrën se si policia po sillet me qytetarët.

Përmes disa postimeve në Instagram, ai ka shpërndarë fotografi dhe video nga përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, duke kritikuar ashpër veprimet e tyre.

Në njërin prej postimeve, Stresi ka publikuar një fotografi të një personi të shoqëruar nga disa policë, të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin: “I vetëm përballë 6 policëve.Polici maniakësh të pa shkolluar”.

 Foto: Instagram

Në një tjetër postim, reperi ka shpërndarë një imazh me disa shishe dhe objekte të tjera, duke përdorur ironi për të shprehur pakënaqësinë e tij ndaj policisë.

“Vetëm me këto i zmbrapsni policët e makinat e çdo gjë, ju garantoj 100 për qind”, ka shkruar ai.

Reagimet e Stresit vijnë në një kohë kur pamjet nga protesta po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur diskutime për mënyrën e ndërhyrjes së policisë dhe trajtimin e protestuesve.

Stresi bashkuar reagimeve të personazheve publike që kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për pamjet nga protesta në Tiranë.

 Foto: Instagram

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër